Alto Design në
kohët e recesionit

Alto Design në<br />kohët e recesionit
Salloni i Mobiljeve në Milano, takim i rëndësishëm  për ata që janë brenda këtij sektori, sapo ka përfunduar. Në fundjavë kur i tërë salloni u hap për publikun, një  mori e madhe blerësish të mundshëm apo thjesht të pasionuar  admiruan prodhimet më të mira në këtë sektor dhe shijuan risitë nga bota e dizajni në nivel ndërkombëtar. Gjatë Javës së Sallonit secili pati mundësi të shikonte atelierët e showroom-et milaneze të cilat zakonisht janë vetëm për ekspertët, por këtë herë ishin të hapura edhe për publikun i cili mund  të takohej me talentin, fantazinë dhe projektet inovative në hapësira të ndryshme të qytetit të cilat tradicionalisht shndërrohen në laboratorë të vërtetë dhe zona ekspozimi në qiell të hapur (i ashtuquajturi “Jashtë Sallonit” e cila gjatë gjithë javës zhvillohet në lagje të ndryshme si  Brera, Rruga Tortona apo  Ventura).
Cdo vit, Salloni dhe të gjitha ekspozimet e tij të jashtme që zhvillohen në Milano përfaqëson një rast për të mos u humbur nga arkitektët, arreduesit, krijuesit dhe nga të gjithë ata që janë në kërkim të një ideje arredimi për shtëpinë e tyre, e pse jo të blejnë diçka nga prodhimi më i ri i industrisë së mobiljeve, të planifikojë  për të blerë një pjesë të projektimit me të cilën të pasurojë shtëpinë ose të gjejë një ide për kuzhinën, dhomën apo banjon.
Salloni, në “kohët e recesionit” nuk mundet të mos respektojë instancat globale në termat e teknologjisë së qëndrueshme, nevojave të kursimit të energjisë, mbrojtjes së mjedisit, përdorimit të materialeve miqësore me mjedisin, etj. Ndërsa kompanitë e mëdha po orientohen gjithnjë e më shumë drejt parimeve të projektimit të qëndrueshëm dhe të prodhimit me materiale antindotje, (kryesisht kthimi i drurit material super-teknologjik) në krijimet e propozimet e shumë projektuesve vihet re një lidhje teknike me botën artizanale. Natyrisht që bëhet fjalë për një përzierje të shumë vlerave; për publikun kjo konvergjencë shfaqet shpesh në arritjet dhe prodhimet, veçanërisht në mjediset e jashtme të Sallonit, linja inovative nga materiale tradicionale dhe në plan të parë, sërish kthimi i drurit dhe zgjidhje konstruktive të cilat nganjëherë kërkojnë kontributin e artizanëve të sprovuar. Në të njëjtën kohë shfaqen prodhime tradicionale të pasuruara dhe të rinovuara nga kontributi i dizajnit.
Ka pastaj nga ata projektues që inkurajojnë publikun  për të kaluar nga një spektator i thjeshtë në një krijues, ose rikrijues. Siç e kërkon Recession Design –emri është në vetvete një manifest –një grup i lindur pikërisht në Milano në vitin 2008 është i pranishëm prej vitesh tashmë në Sallonin e Milanos, me realizimet “dizajnit-të bërë vetë”.  Përkundrejt traditës promovohet një dizanj “demokratik” : i aftë që të lidhë bukurinë me ekonominë, nëpërmjet krijimit të objekteve të firmuara, duke ruajtur edhe linjën e kërkesave tona në ambjente banimi, pune, apo argëtimi. Me një fjalë fluksi afron designer, krijues, artizanë publikun dhe inkurajon shkëmbimin e ideve. Të gjithë punojnë, ndërtojnë objekte me duart e tyre, duke përdorur materiale lehtësisht të rekuperueshme, ndoshta duke nisur nga ide të njohura, por duke i shndërruar dhe duke i ricikluar. Pra arrihet një qarkullim i lirë i ideve, projekteve dhe objekteve falë riclikimit të tyre.  Në fund grupi propozon një dizanj “open source”, në internet. Idetë janë mbledhur në një libër të destinuar për publikun e gjerë “Recession Design, Dizajn-i bërë vetë, Ide kundër krizës” e cila vë në dispozicion ide dhe isntruksione të lehta për tu realizuar.
Pas dhe në qendër të këtij procesi fshihet një refleksion serioz dhe i thellë mbi detyrat e dizajnit në një epokë të ridimensionimit ku për çdo aktivitet kërkohet “patenta” ekonomike dhe ambjentaliste si në industri ashtu edhe në jetën e përditshme.
Për ta mbyllur këtë kalim të le të kalojmë nga thjeshtësia e design-të bërë vetë, në anën e eksperimentuesëve në kërkim të zgjidhjeve që mund të duken “ekstreme”, por më një vlerë të madhe për një publik koleksionistësh: dizajni i tyre shprehet në mobilje dhe objekte të ndryshme të prodhuar nga skarcitete të vërteta industriale – nga pneumatikët e vjetër të përdorur për të realizuar divanë komodë, tek kontenierët apo kazanët e lavatriçeve. Kështu kemi objekte të përziera ku ndihet dora e designers-arkitektëve dhe artizanëve, të cilat ia kanë dalë mbanë të përhapen në gjithë botën; nga Europa Veriore deri në Turqi dhe Japoni. Këta realizojnë shpesh objektet me impakt të madh estetik, por me një impakt mjedisor – zero! 
Sigurisht që këto objekte jo gjithmonë janë lehtësisht të përfshirë në hapësira dhe në banesa tradicionale! Si gjithmonë duhet gjetur një ekuilibër i duhur, i cili të lejon të arrish harmoninë, kënaqësinë dhe funksionin për ambjentet tona lidhur ngushtë me shijet personale. Në këtë pikë, pasi Salloni i Mobiljeve është mbyllur, mund t’i lejojmë vetes një hapësirë  chill out  duke kaluar në një atmosferë më intriguese tek tregjet dhe dyqanet e antikuareve, në kërkim të ideve që mund të konkretizohen? Atje mund të gjenden materiale të ripërdorshme dhe të përshtatshme për nevojat dhe shijet tona, objekte unikale dhe origjinale. Ashtu si stoli me hekur të rrahur, që e kam parë në një dyqan me antika të ndryshme, mobilje antike, të cilat një sy i kujdesshëm i sheh ashtu siç janë: punë e duarve të afta të një artizani apo designer-i, që mund të mbledhë pjesë  të një krevati antik prej hekuri dhe të krijojë një stol metalik.  Ose një operacion më i lehtë, sidomos për shtëpiaket, rekuperimi i pjesës së sipërme të një kredence (pjesë e poshtme e bufesë), e cila e shkëputur nga baza e saj, e humbur nuk dihet se ku, duke udhëtuar dorë pas dore, ndoshta e harruar në një magazinë me pluhur, më në fund blihet ( nga unë)  në një panari antikash dhe tani pret të pastrohet, të konsolidohet në pjesët e dëmtuara nga koha,pra me një fjalë të restaurohet për tu bërë sërish funksionale, e këndshme, ekonomike dhe origjinale. Pa zhgënjyer shijen e atij që edhe  duke vlerësuar aktualitetin, vlerën estetike dhe pasurinë konceptuale të objektit alto dizajn, dashuron kuptimin unik dhe të bukur, të objektit antik, të gjallë dhe të ngrohtë ashtu si druri nga i cili ka prejardhjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?