TIRANE- Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale hapi të enjten një degë të re në Shijak,  Durrës.  Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni bëri të ditur se "kjo zyrë do të mundësojë trajtimin më të shpejtë të dosjeve të legalizmit duke u shërbyer dhe qëndruar më pranë qytetarëve. Sipas ministres Gjermeni, legalizimet e kryera nga ALUIZNI për periudhën Prill-Tetor 2014 për qarkun e Durrësit janë mbi 2500, një shifër më e madhe se ajo e realizuar nga qeveria e mëparshme në 8 vjet. "Për më tepër, të gjithë ata që paguajnë në kohë faturat e energjisë elektike do të kenë lehtësia në procesin e legalizimeve", deklaroi Gjermeni. Në ceremoninë e hapjes së zyrës së re ishte i pranishëm edhe dretori i ALUZINI-it, Artan Lame./ATSH/