FIER - ALUIZNI i qarkut Fier ka konstatuar se 600 objekte që posedojnë qytetarët në disa zona të këtij qarku, truallet e tyre kanë rezultuar pronë e shtetit. Sipas drejtorit të ALIZNI-t Fier, Ervin Bushi para këtij konstatimi nga specialistët e këtij institucioni janë përgatitur dosje dhe janë nisur pranë qeverisë.
"Nga evidentimet që kemi bërë deri tani në terren, rreth 600 objekte që i poseidojnë qytetarët, pronësia ka dalë shtet, çka do të thotë që ne mbasi kemi bërë gjith dokumentacionin gati, i kemi nisur në qeverinë shqiptare për kalimin e pronësisë në favor të poseiduesit, në favor të qytetarit. Këto të ardhur që do të vilen nga qytetarët që kanë pronësinë shtet do të shkojnë për kompesimin e ish-pronarëve ose personave të tretë." tha Bushi
Në pamjet e televizionit A1 Report shihen zonat Afrim i Ri, Mbrostar Ferko, lagja "1 Maji" dhe qyteti ku rreth 90 përqind e këtyre objekteve kanë si pronar trualli shtetin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO