Alves: Chelsea nuk u "vodh" nga Barca në 2009 në Champions

Alves: Chelsea nuk u "vodh" nga Barca në 2009 në Champions
Në prag të përballjes spektakolare në gjysmëfinalet e Champions këtë javë, mbrojtësi Daniel Alves është rikthyer të flasë për një sfidë ndaj londinezëve që ka mbetur në mendje. Mbrojtësi brazilain mendon se Chelsea u eliminua nga Barcelona në 2009 në Champions League, sepse pati frikë, dhe jo prej arbitrit.

Skuadra e Premier League udhëheqte me shifrat 1-0 në sfidën e dytë në Stamford Bridge, por një gol i Andres Iniesta i dha katalanasve kualifikimin, edhe falë 4 penalltive të mosakorduara nga arbitri Ovrebo.

"Nuk ka dyshim se është gjysmëfinalja më e vështirë që kemi luajtur. Njerëzit thonë se Chelsea do kalonte në finale, po të kishte një arbitër të drejtë por unë mendoj se ata kishin frikë" tha Dani Alves për The Guardian.

"Kur ne e pamë se ata nuk po na sulmonin më, menduam se kishin dorëzuar ndeshjen dhe ishin kënaqur me 1-0. Por ata harruan që me barazim me gola ne do të kualifikoheshim. Ata vetëm largonin topin, asgjë tjetër" tha Alves. Sfida Chelsea-Barcelona luhet të mërkurën.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut