ITALI- Alvin Berisha, vogëlushi që u shpëtua rreth dy javë më parë, tashmë i është rikthyer jetës normale në Itali, bashkë më babain dhe motrat e tij.

Afrim Berisha, babi i Alvinit, ka vendosur që t’i hapë Instagram, ku ka publikuar disa foto të vogëlushit, për të cilin luftoi deri në fund, me forcën e një babai për ta pasur pranë vetes.

Tashmë, Alvin Berisha dhe babai i tij, do të kenë mundësi të qëndrojnë bashkë e për të fituar vitet e humbura, teksa vogëlushi ishte në kampin e tmerrit “Al Hol”.

Postim i Alvinit në Instagram

Postim i Alvinit në Instagram