Alvini i vogël në një kamp të ISIS, apeli i Rajonit të Lombardisë për Qeverinë Italiane

Alvini i vogël në një kamp të ISIS, apeli i Rajonit të Lombardisë për Qeverinë Italiane

Këshilli Rajonal i Lombardisë i ka kërkuar qeverisë italiane, përmes një mocioni të miratuar në mënyrë unanime, të bëjë gjithçka për të rikthyer në Itali Alvin Berishën, 11-vjeçarin shqiptar i cili gjendet në një kamp me gra dhe fëmijë të ISIS në Siri.

Mocioni i kërkon kreut rajonal të Lombardisë të ushtrojë presion te qeveria e Kryeministrit Conte, që të filloi bisedimet me qeverinë shqiptare dhe turke,(si vend kufitar me Sirinë) që ambasadat e këtyre vendeve, së bashku me ambasadën italiane, të nisin veprimet për rikthimin e Alvin në Itali.

Paola Romeon, këshilltare në këshillin rajonal të Laombardisë, tha se  ‘Institucionet kanë detyrën të veprojnë, duke i mundësuar Alvin rikthimin në Itali pranë familjes’. Ajo tha gjithashtu se qeveria italiane duhet ti jap shtetësinë italiane Alvinit. “Përparësia e Rajonit të Lombardisë është rikthimi i Alvinit në shtëpi, - tha Paola Romeo.

Alvin u rrëmbye nga e nëna e tij ne vitin 2014 dhe u dërgua në Siri, ku nëna e tij iu bashkua ISIS. Gazetarët e 'Le Iene' arritën të gjejnë vendodhjen e tij në kampin Al-Hol, me 70 000 njerëz, ku ai u takua me babain e tij, por ata nuk kanë mundur ta nxjerrin djalin e vogël nga kampi për arsye burokratike.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 23/10/2019 15:19

    FEMIJET E VEGJEL SHTETI DUHET TE BEJ TE PA MUNDUREN DERI NE MAKSIMUM PER TI TERHEQUR ME ÇFAR DO ÇMIMI ,NDERSA TE RRITURIT GRAT APO BURRAT TI LEN ATJE QE TE SHKOJN NE TE SEMES MIRE BURRAT PO GRAT ME FEMIJ ÇA KERKONIN ATJE ,KETO PLERA TI LEN ATJE TE MIS KEN MESHIR FEMIJET URGJENT TE SILLEN NE SHQIPERI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen