Amal Alamauddin është një ndër avokatet më në zë Britanike.
Asaj i është bërë oferta që të jetë pjesë e komisionit për hetimin e dhunimit të të drejtave humane për çështjen e Gazës.
Mirëpo, e dashura e aktorit dhe producentit George Clooney ka refuzuar duke thënë që është shumë e zënë me 8 çështje të tjera ekzistuese.

Ende nuk është bërë publike kush do të zërë vendin e Amal Alamauddin.
Kuptohet që një nga arsyet që ajo ka refuzuar është edhe dasma e saj me George, të cilën e kanë shpallur publikisht në regjistrin Chelsea.
Ata do të martohen në Itali në liqenin Como gjatë muajit shtator.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com