Amalia Koja: Kur artizanati
merr tjetër kuptim në duart tona

Amalia Koja: Kur artizanati<br />merr tjetër kuptim në duart tona
TIRANE- Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrit popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumëllojshmërinë e saj, paraqitjen estetike e objekteve të cilat arritën kulme të pandeshura më parë. Por, si po përqafohet sot nga të rinjtë shqiptarë kjo traditë e vjetër e të parëve tanë. Amalia Koja është vajza e cila edhe pse pesë vite ia ka kushtuar përkthimit dhe gjuhëve të huaja, sot me duart dhe fantazinë e saj për të ricikluar materiale, duke i bërë atraktive dhe plot jetë, na tregon se si kjo traditë duhet të ruhet, dhe si ka ndikuar në jetën e saj gjatë 1 viti pas ngritjes së nismës ‘Traditë, Art dhe Kulturë’. 
  
“Traditë, Art dhe kulturë”, tashmë një hapësirë punësimi për ju. Është e vështirë të punoni jashtë profesionit në këto kushte të cilat ndodhet Shqipëria?
Po është një hapësirë punësimi për mua, e cila është me perspektivë. Gjërat janë të vështira duke marrë parasysh kushtet e Shqipërisë, por deri në momentin që ekziston pasioni për artizanatin, vështirësia mposhtet me përpjekje me frymëzim dhe me ide të reja.
 
Të drejtosh një nismë, qoftë kjo sipërmarrje e madhe apo e vogël për të qenë i suksesshëm duhet të kesh dhe një pasion në këtë drejtim?
Të drejtosh një nismë të tillë duhet të ekzistojë pasioni për të vazhduar më tej, pavarësisht të qenurit i suksesshëm ose jo. Suksesi arrihet nëpërmjet vazhdimësisë së punës, gjithashtu nga pëlqimi që kanë klientët tanë për punimet që ne bëjmë dhe me kalimin e kohës dhe nga kërkesat që kanë ndaj nesh. Pasioni, mirëkuptimi dhe dëshira për të ecur përpara janë gjërat kryesore për të qenë i suksesshëm.
 
Si i zgjidh njeriu brenda vetes ato udhëkryqet kur është në dilemë?
Zakonisht kur je në dilemë është shumë e vështirë që të zgjedhësh një rrugë. Duhet të peshohen gjërat dhe do vendoset ana e cila ka më shumë anë pozitive. Në rast se jo, atëherë duhet gjetur një rrugëzgjidhje e mesme e cila dhe ajo mund të jetë një vendim i saktë për të ardhmen.
 
Në këtë moment, mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur përsa i përket edhe vlerësimit financiar. Je e kënaqur me pagën?
Në këto momente që është një periudhë shumë e vështirë për pune, besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, afatgjatë ose jo atë pjesë do e tregoj koha, suksesi dhe bashkëpunimi jonë në shoqatë. Përsa i përket pagës është një shumë e mjaftueshme për momentin duke qenë se nuk kemi një punë të profesionit tonë. Por, kjo nuk do të thotë se kërkesat ndalen këtu. Aq më shumë kalon koha, kemi më shumë kërkesa për të ardhmen. Kështu që duhet të zhvillojmë imagjinatën të ndërthurur me pasionin dhe të përpiqemi për një të ardhme më të mirë për veten tonë.
 
Dega që ju keni nuk ka asnjë lidhje me punën që ju realizoni. Si qëndron raporti mes përkthimit dhe artizanatit?
Përkthimi dhe artizanati janë dy gjëra totalisht të kundërta. Por, janë dy punë që mund të rakordohen njëkohësisht. Vështirësia midis njëra-tjetrës është shumë e madhe, por ndërkohë të dyja duan përqëndrim dhe frymëzim të madh.
 
Mendoni që një ditë t’i riktheheni profesionit tuaj?
Po, mendoj t'i rikthehem së shpejti dhe padiskutim që do të vazhdoj dhe pasionin që kam për artizanatin. Do mundohem t’i ndërthur të dyja profesionet në mënyrë që puna që ne bëjmë mos të shuhet me kalimin e viteve.
 
Cili është mesazhi juaj për të gjithë të rinjtë që ndjekin një Universitet, por mundësitë e punësimit janë të pakta?
Mesazhi im për të gjithë të rinjtë, jo vetëm për ato që ndjekin një universitet, por dhe për ato që se kanë mundësinë është që të ndjekin zemrën dhe pasionet e tyre deri në fund. Jo çdo gjë matet nga ana materiale, por dhe nga ana shpirtërore. Çdokush është i lindur për tu bërë dikush në këtë jetë, por duhet shumë përkushtim, vullnet dhe durim. Ndoshta jo gjithmonë në profesionin që ka çdo person ëndërr ose synim sepse rrjedha e jetës nuk na vjen të gjithëve ashtu siç e duam, por do i përshtatemi aq sa mundemi.
 
 
  
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Tetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?