Pri, kam një amanet babe dhe dashnie për ty:
Duaje Kosovën Dardane dhe shqiptarët e Kosovës siç don veten tënde, pa i prishur punë jetës tënde.
Ndihmo çdo shqiptar dhe sidomos ata të Kosovës sa herë që do të të jepet mundësia, edhe sikur të jesh në fund apo në fillim të botës.
Zemra jonë e mirë, dëshmorët janë gjallë, jo në sheshe me shtatore e me buste, por në veprimet e atyre që e bëjnë çdo punë të Kosovës jo aq sa shkruhet, jo siç thuhet, por siç duhet.
Mos harro kurrë zemra jonë e mirë, se gjyshi yt dhe vëllai i tij janë vrarë mizorisht nga serbët që Kosova mos të kishte më as tokë me pemë e zogj, e unë të mos kisha kurrë mundësi të ta shkruaja këtë letër, por ja që lumturisht jam njohur me nënën tënde dhe falë tyre Kosova Dardane sot ka ende zemër.
Pri, kur të rritesh e të bëhesh vajzë mendjehapur, e kur të lexosh ashtu siç duhet në librat e historisë, mos u mërzit nëse shqiptarët e Shqipërisë mëmë, ata të Shqipërisë së poshtme, nuk e kanë kuptuar ende luftën që kanë bërë shqiptarët e Kosovës me shkijet, nga ku për të harruar të keqen do e sjellin atë si të mirën më të mundshme. Sepse ata kanë luftuar e janë vrarë më shumë mes vedi, se me armikun.
Mos harro kurrë Pri: Kosova Dardane është Shqipëri si fillim në zemër, pastaj në letra dhe në televizor.
Të lutem dashuria jonë e mirë dhe e kaltër: Mos u bëj kurrë nacionaliste pa lexuar asnjë libër, por patriote që i ka kuptuar me zemër ritualet tona shqiptare.
Baba
eT, 12 qershor 2024
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20
-
Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE
31 Dhjetor 2024, 21:14
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor 2024, 22:34
-
Anastas Janullatos, engjëll apo djall? Esencë-Report Tv
22 Dhjetor 2024, 21:01
-
'Esencë' në REPORT TV/ Sigurimi i Shtetit, si i spiunonte Sabiha Kasimatin, Çabejn, Budën, Gjadrin, Pipën, Kamsin, Kokoshin, Peppon, Qafokun etj…
21 Dhjetor 2024, 20:32
-
Shkatërrimi, shkëlqimi dhe historia e Flotës Detare Shqiptare! Esencë-Report Tv
20 Dhjetor 2024, 21:26
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor 2024, 22:32
-
1100 krimet e diversantëve dhe vrasja e Thoma Priftit! Ngela jetim në barkun e nënës, Esencë-Report Tv
8 Dhjetor 2024, 21:08
-
Promo/ Hamit Matiani më vrau babën! Unë ngela jetim në barkun e nënës, nesër në Esencë-Report Tv
7 Dhjetor 2024, 19:37
-
Kush po i SHPËRDORON pasuritë ujore të Shqipërisë? Esencë-Report Tv
6 Dhjetor 2024, 21:27
-
Zhaku rrëfehet në Esencë-Report Tv: Si hynim ‘fshehurazi’ në Bllok, ushtarët na jepnin…
1 Dhjetor 2024, 21:41