Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv! 

Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv! 

Amarcord

Çdo të diel ora 21:00, duke nisur nga sonte në Report Tv, Gazetari Eljan Tanini premton të sjellë për publikun një trajtim të ri televiziv nga lloji i përmbajtjes së xhirimeve dhe trajtimit të temave. Amarcord është cikël i ri dokumentarësh televizivë me moton e thjeshtë: Ti kujtojë publikut Shqipërinë e shkuar që nuk është shkërmoqur dhe që jeton ende në disa rrënoja apo ngrehina mes shkëlqimit së të shkuarës dhe rrënosjes në të tashmen e thjeshtë e të përbërë. 

Amarcord do të shkojë diku ku ka funksionuar një katalizator, ose një punë mendore dhe fizike e fortë e që krijonte jetë atje ku nuk kishte kurrë as bletë! 

Në stilin e jetës që bëjmë, në vrullin e madh mendor dhe praktik ku duam të shkojmë menjëherë në të ardhmen, është e vështirë sot të gjesh vende të së shkuarës e ti tregosh në të tashmen e thjeshtë me shkëlqimin e dikurshëm, kjo për shumë arsye! Vendet ose zhduken, pra shkatërrohen, ose janë shumë të degraduara dhe u ka mbetur vetëm emri në Shqipërinë që rindryshon çdo ditë e që harron të vendosë qoftë edhe një shenjë për atë që kemi parë, por edhe që kemi harruar të shkruhet mirë në letra.

Prandaj jo çdo shpejtësi na bën mirë, ose më saktë jo çdo shpejtësi i bën mire trashëgimisë sonë njerëzore. 
Kemi harruar kollaj fare një formulë qetësie, se e shkuara është e tashme dhe e se ardhmja është gjithmonë tani. Kjo formulë kaq modeste dhe e thjeshtë është motoja e këtij emisioni të ri në Report Tv që kërkon të gjejë rrëfime dhe kujtime edhe në rrënoja, edhe atje ku nuk shkon dot mendja, apo atje ku errësira mbyt çdo dritë me myk dhe pluhur, por që fatkeqësisht nuk ka ardhur koha që të ecë aty pranë njeriu i duhur me kamera me vete. 

Amarcord në Report Tv është jetë, nostalgji, rrëfime, mendime, mundime për Shqipërinë e shkuar e që jeton të tashmen e braktisur duke gjetur dhe kërkuar kujtime edhe në rrënoja. Reportazhe, album me video për ata njerëz të thjeshtë ku puna e tyre e shkuar ka qenë jo vetëm në Shqipërinë e industrializuar, por edhe në shkëlqimin e saj estetik, kulturor dhe njerëzor! 

Amarcord me Eljan Taninin, çdo të diel, ora 21:00 në ekranin e Report Tv.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli