Amazonë, tribuja e trembur qëllon 
me shtiza avionin që i fotografonte

AMAZONE - Burrat e një fisi tribu në pyjet e thella të Amazonës, kanë qëlluar me shtiza, të trembur pasi po i fotografonin nga lart.
 
Tribuja, e cila ndodhet në kufi me Perunë, ka provuar të qëllojë me shtiza aeroplanin i cili po i fotografonte. Mendohet se fisi ka jetuar i izoluar gjatë gjithë kohës, pa asnjë kontakt me botën e civilizuar.
 
Fisi, i cili numëron rreth 200 persona, jeton në zonën e quajtur Akre. Qeveria ndjek një politikë për të mos kontaktuar me ta por monitoron vendin e tyre pasi është i kërcënuar nga prerjet e pemëve, minierat, peshkimi dhe gjuetia.
 
Krerët e fisit 'Ashaninka', i cili ndan territorin me këtë fis dhe fise të tjera të izoluar në Amazonë, i kanë kërkuar qeverisë dhe OJQ-ve ndihmë në kontrollin për mosshkeljen e këtyre fiseve në zonën e tyre, sipas Reuters.

Tribuja ne amazone
(Në foto tribuja e trembur qëllon me shtiza aeroplanin kur po i fotografonte)  Foto të tjera
 
Ndërkohë sipas ’Survival International’, një organizatë që punon për të drejtat e njerëzve që jetojnë në tribu në mbarë botën, ky fis i veçantë merret kryesisht me mbjelljen e kikirikëve, banana dhe drithërave.
 
Edhe fotografitë e shkrepura tregojnë bimët e bananeve pranë kasolleve prej kashte të  fisit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në Shqipëri, Beleri në PE goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në Shqipëri, Beleri në PE goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve