Amb.Palestinez: Berisha
të sqarohet për deklaratën

Amb.Palestinez: Berisha<br />të sqarohet për deklaratën
TIRANE-Ambasadori i Autoritetit Palestinez në Tiranë, Issam Massalha, është shprehur shumë i shqetësuar për deklarimin e kryeministrit Berisha në Izrael se kërkesa për një shtet palestinez saboton procesin e paqes. Në një interviste për "Shqiptarja.com", ambasadori uroi që deklarata e Berishës të ishte cituar e pasaktë nga media.

"Ne presim që kur kryeministri të kthehet në Shqipëri dhe që të sqarojë këtë deklaratë në mënyrë zyrtare. Përsëris, uroj që të mos jetë një deklaratë e
vërtetë, sepse është deklarata më e fortë ndaj Palestinës, 20 vite nga procesi i paqes... Është hera e parë që dëgjoj një deklaratë ku thuhet se shteti i pushtuar është ai që po prish procesin e paqes dhe jo shteti pushtues."- ka thënë Issam Massalha.

Ambasadori i Autoritetit Palestinez shprehu edhe brengosjen pse ai refuzoi ftesën e bërë 4 muaj më parë për të vizituar Palestinën.
Qeveria e Shqipërisë përgënjeshtroi dje lajmin e botuar në gazetat e Tiranës, sipas të cilit, kryeministri Berisha akuzoi palën palestineze se po dëmton procesin e
paqes në Lindjen e mesme me kërkesën për anëtarësim në OKB. Ndërkohë që media në Tiranë I ishte referuar gazetës izraelite "The Jerusalem Post", kur në
takimin që kryeministri Berisha zhvilloi me kryetarin e Knesset (Parlamentit) Reuven Rivlin, Berisha ishte shprehur se kërkesa e Palestinës për t'u njohur nga OKB-ja saboton procesin e paqes. "...Paqja mes Izraelit dhe palestinezëve mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta dhe sigurisë së garantuar për të dy shtetet".
(Në foto: Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Issam Massalha me kryeministrin Berisha)

(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Rruga drejt finales së Evropianit, gati përplasjet mes 'titanëve'! Datat dhe oraret e 1/8

Rruga drejt finales së Evropianit, gati përplasjet mes 'titanëve'! Datat dhe oraret e 1/8