Një orë para nisjes së protestës së opozitës, Ambasada Amerikane ka bërë një thirrje të fortë dhe të drejtpërdrejtë për dy liderët e PD-LSI, Basha e Kryemadhi. Duke dënuar aktet e dhunës që u regjistruan të shtunën e 11 majit, Ambasada bën thirrje që episode të tillë të mos përsëriten në protestën e ditës së sotme. Sipas tyre, ajo panoramë që është përcjellur në protestat e opozitës së bashkuar, po dëmtojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Ambasada bën thirrje që t'u jepet fund protestave dhe që palët të përfshihen në një dialog konstruktiv, me qëllimin final për t'i dhënë fund ngërçit politik.
"Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore. Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik", shkruan Ambasada.
Lajmi kryesor:
Paralajmërimi/ Ambasada e SHBA: Basha e Kryemadhi të dënojnë dhunën! Uluni në dialog, zgjidhni krizën!
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.3%
-
Shëndet
74.6%
-
Mirëqënia
17.1%
Vota total: 205
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Berisha non grata, SHBA mesazh të prerë para zgjedhjeve: Vlerësojmë rolin e opozitës, por s’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor
17 Dhjetor 2024, 10:17
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Nancy VanHorn takohet me kryetaren në detyrë të Apelit të GJKKO: Guxim i pamasë dhe sakrificë personale, SHBA mbështetje të përkushtuar ndaj Drejtësisë
11 Dhjetor 2024, 15:10
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Ambasada amerikane: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e të vërtetës! SHBA do vijojë të punojë me SPAK
10 Dhjetor 2024, 07:38
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15