Ambasada amerikane në SHBA ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada thekson se nëse arrestoheni për krime të ndryshme teksa ndodheni në SHBA, mund t’ju anulohet viza.
Ambasada nënvizon gjithashtu se viza amerikane është një privilegj dhe jo një e drejtë, dhe si e tillë mund të hiqet nëse ligji shkelet.
“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë - e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në njoftim.
Foto: Postimi i ambasadës amerikane në Facebook
Komente








