TIRANË- Ambasada amerikane me anë të një postimi në Facebook ka dhënë një këshillë për të gjithë personat që aplikojnë për lotarinë amerikane.

Me një shënim, ambasada shkruan se nuk është e nevojshme që të paguajë dikë për të aplikuar pasi ai është një proces shumë i lehtë që mund të bëhet nga vetë aplikuesi.

Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Ju jeni ekspert i vetes tuaj këtë vit! Plotësojeni vetë aplikimin për lotarinë është i thjeshtë!  Ju nuk paguani askënd nëse e plotësoni aplikimin vetë.

Ambasada Amerikane

Postimi i Ambasadës Amerikane në Facebook: