Autoritetet amerikane kanë lëshuar një paralajmërim të rreptë për të gjithë aplikantët për vizë, duke theksuar se të gjithë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë njoftim thuhet se çdo person që përpiqet të mashtrojë për të marrë një vizë, punon pa leje ligjore ose qëndron në SHBA pas skadimit të vizës apo lejes së hyrjes pa vizë, do të përballet me pasoja të rënda ligjore.
Sipas autoriteteve, shkeljet e tilla mund të çojnë në dënime të ashpra, përfshirë burgim, dëbim nga vendi dhe një ndalim të përhershëm për marrjen e një vize amerikane në të ardhmen.

Ky paralajmërim vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë amerikane për të forcuar zbatimin e ligjeve të emigracionit dhe për të parandaluar abuzimet me vizat. Zyrtarët këshillojnë të gjithë aplikantët të ndjekin rregullat dhe të sigurohen që të respektojnë kushtet e vizës së tyre për të shmangur ndëshkimet ligjore.
All visa applicants must prove they qualify for a visa in order to come to United States. This includes demonstrating an intent to comply with our laws. If you lie to get a visa, work without legal permission, or stay in the United States after your visa or visa waiver period… pic.twitter.com/NArQPTeyJc
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) March 29, 2025
Komente

