Ambasada Amerikane përkujton
125-vjetorin e "Shkollës së Vashave"

Ambasada Amerikane përkujton<br />125-vjetorin e "Shkollës së Vashave"
Është zgjedhur dita e 7 marsit, kur u hap Mësonjëtorja e Parë Kombëtare Shqipe në Korçë (1887) për të çelur ekspozitën  “Shkollat shqiptaro-amerikane, 1891-1933”, me 
me rastin e 125-vjetorit "Shkollës së Vashave" në Korçë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.
 
“Shkolla e Vashave” në Korçë u çel në vitin 1891, 4 vjet pas Mësonjëtores së Parë Shqipe nga Qiriazët dhe vijoi deri në vitin 1933.

ambasada ameriakne
Foto të tjera
 
Drejtori i Muzeut, Melsi Labi, theksoi se shkollat shqiptaro-amerikane hodhën bazat e organizmit të programit mësimor. Ndërsa drejtori i Institutit të Studimeve Shqiptare e Protestante David Hosaflook që ka kontribuuar në këtë ekspozitë e hedh një vështrim më të thellë në historikun e bashkëpunimit shqiptaro-amerikan duke cilësuar si një kontribut të përbashkët me patriotë shqiptarë kundër diktaturave të Ballkanit.
 
Studiuesi Frederik Stamati, nëna e të cilit ka studiuar në shkollën e drejtuar nga motrat Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi ka sjellë reliket e familjes, që ruajti si kujtime të çmuara.

ambasada ameriakne
Foto të tjera

***
 
“Shkolla e Vashave” në Korçë u çel 4 vjet pas hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe. Pas përpjekjeve të pareshtura kundër Patrikanës së Stambollit dhe autoriteteve osmane, që ndalonin mësimin në gjuhën amtare, Qiriazët hapën Shkollën Shqipe të Vashave, të cilën Sevastia e drejtoi që nga dita e themelimit. Aty dhanë mësim mësueset shqiptare Parashqevi Qiriazi, Fanka Efthimi, Polikseni Luarasi, Helidhona Falli, etj.

mesejmtorja shqiptare
( Sevasti Qiriazi)
mesemtorja shqiptare
 
E mirëpritur dhe e dashur nga populli, shkolla u rrit shpejt dhe u shndërrua në një çerdhe të edukimit patriotik të vashave. Kur, në janar të vitit 1894, vdiq Gjerasim Qiriazi për të vazhduar punën e tij në shkollë erdhi nga Manastiri vëllai tjetër, Gjergji. Në vitin 1904, mbas mbarimit të Kolegjit të Kostandinopolit, erdhi edhe motra më e vogël, Parashqevia, gjë që i krijoi mundësinë Sevastisë të shkonte në Amerikë për të plotësuar studimet e saj për një vit. Mbasi vizitoi Bostonin, Sevastia shkoi në Chicago, ku ndoqi leksionet në Fakultetin e Pedagogjisë në University of Chicago. Njëkohësisht, ajo mbajti konferenca për t’ua bërë të njohur Shqipërinë miqve amerikanë. Në vitin 1905, u kthye në Europë.

mesejmtorja shqiptare
(Parashqevi Qiriazi)

mesejmtorja shqiptare

Gjatë udhëtimit, ajo u ndalua në Londër, Paris, Vjenë dhe në Bukuresht, ku u njoh me veprimtarinë energjik të çështjes kombëtare, Kristo Dakon, që në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i Shoqërisë Patriotike “Drita” dhe një nga udhëheqësit kryesorë të studentëve shqiptarë të Universitetit të Bukureshtit. Meqë ai ishte specializuar në matematikë, Sevastia iu lut të përgatiste tekste mësimore për aritmetikën, gjeometrinë dhe algjebrën për Shkollën e Vashave, gjë që ai e bëri me dëshirë të madhe.

Ato qenë të parat tekste të këtyre disiplinave në gjuhën tonë. Kjo veprimtari e përbashkët, që vazhdoi nëpërmjet korrespondencës mbasi Sevastia u kthye në Korçë, dhe duke e ndjerë veten të denjë për njëri-tjetrën dhe për t’i shërbyer së bashku atdheut, u martuan.

Ndërsa fillimet e arsimit në gjuhën amtare në Korçë kishin filluar me çeljen e shkollës së parë shqipe, ku mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar, më 8 mars 1887, patrioti i shquar Thimi Marko i shkruante me gëzim Visar Dodanit në Bukuresht: “... Mësoni Visar që gjer sot dëshira tonë u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri që vumë në dhet këtu e dy vjet, sot lulëzoj dhe dha pemë të ëmbla. Gëzoju se dje u hap dhe u shkruan djem mësonjëtorë 35. Zot’ i jetës, o vëlla, e bekoftë dhe e shpëntë përpara për nder të të gjithëvet. Mundimet tona, Visar, dhe të luftuarit e faqezinjvet grekomanë gjer sa mbaruam këtë të shenjtëruarë punë janë aqë shumë sa nuk mund t’ua shkruanj ndë kartë”.

mesejmtorja shqiptare


Edhe pse në kushte të vështira, Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar. Për shkak të sundimit osman, deri në këtë periudhë, mësimdhënia kryhej në mënyrë të fshehtë. Që nga ajo ditë, 7 marsi njihet si dita e mësuesit dhe kremtohet nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid