Ambasada Britanike në Tiranë reagoi sot për protestën në kryeqytet, duke theksuar se e drejta për tubim paqësor duhet të respektohet, por nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën, ndërsa kërkoi edhe që policia të veprojë në mënyrë proporcionale dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet.

"Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia. Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve" thuhet në reagimin e saj në rrjete sociale. 


Lajmi kryesor:

Protesta/ Delegacioni i BE-së për Report TV: Të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunshëm! Palët të ulin tensionet, dialogu është zgjidhja! Ambasada Britanike: Dhuna nuk legjitimohet