TIRANË - Ambasada e Kosovës në Tiranë, pothuajse për afro një muaj ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Punët kanë vazhduar normalisht në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, të cilës i mungon ambasadori Sulejman Selimi.
Ndërsa ambasadori Selimi gjendet në paraburgim, prokurori i rastit italian, Mauricio Salustro, ka kërkuar zgjatjen e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. KTV-ja mësoi se ambasadori Selimi e konsideron gjendjen e tij "se aktualisht gjendet në pushim vjetor për arsye familjare".
Ambasada nuk ka shërbim të veçantë konsullor, por stafi i saj është më i madhi i ndonjë ambasade të Kosovës. Megjithatë, stafi është i angazhuar në menaxhimin e vizitave të shumta të delegacioneve të ndryshme institucionale, që vijnë nga Kosova.
Ai e kishte marrë pushimin vjetor pak ditë para se të detyrohej që të kthehej në Prishtinë për t’iu përgjigjur autoriteteve të drejtësisë së EULEX-it. Selimi është njëri nga të dyshuarit kryesor për krime të luftës në kuadër të “Grupit të Drenicës”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com