TIRANE- U përurua dje restaurimi i mjediseve të Fondit Arkeologjik pranë Qendrës së Studimeve Arkeologjike në praninë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu. Ky projekt u realizua në kuadër të bashkëpunimit të Qendrës së Studimeve Albanologjike me ICOM Albania (Këshilli Ndërkombëtar i Muzeumeve), ku nga marrëveshja e nënshkruar (në shtator 2012) me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë u përfitua një fond prej $103,389.