Ambasada e SHBA në Bosnjë Hercegovinë paralajmëron Milorad Dodik: Nuk do qëndrojmë duarkryq nëse nxit konflikt në vend

Ambasada e SHBA në Bosnjë Hercegovinë paralajmëron Milorad Dodik: Nuk do qëndrojmë duarkryq nëse nxit konflikt në vend

Milorad Dodik

Ambasada e SHBA-ve në Bosnjë Hercegovinë, ka paralajmëruar udhëheqësin serb të republikës Srpska, Milorad Dodik se nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse ky i fundit tenton të nxisë konflikte ndëretnike në vend. 

Në deklaratë thuhet se SHBA-të do të mbrojnë integritetin territorial të Bosnjë Hercegovinës duke mos lejuar që Dodik të nxisë konflikte në popullsinë multietnike të shtetit ballkanik. 

“Sipas Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës, as entiteti dhe asnjë njësi tjetër administrative më e ulët nuk ka të drejtë të shkëputet dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse Milorad Dodik punon për të nxitur një konflikt të ri në Bosnje dhe Hercegovinë. Siç kanë bërë për tridhjetë vjet, Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, citohet të jetë thënë në deklaratë.

Sa i takon kërcënimeve të Dodik për ndërprerjen e bashkëpunimit me aleancën e NATO-s, SHBA-të i kanë kujtuar atij se Ligji për Mbrojtjen e vitit 2005 i detyron autoritetet shtetërore të kryejnë aktivitete të nevojshme për anëtarësimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në aleancën e NATO-s. 

“Kjo përfshin ruajtjen e një partneriteti dhe bashkëpunimi të fortë me NATO. Milorad Dodik nuk ka autoritetin për të pezulluar ose ndryshuar në mënyrë të njëanshme këtë apo ndonjë ligj tjetër”-thuhet në njoftim. 

Milorad Dodik njoftoi të martën se do të ndalojë të gjithë zyrtarët serbë të Bosnjës nga çdo kontakt me përfaqësuesit e NATO-s, me të cilët ai nuk dëshiron asnjë bashkëpunim. 
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 12/04/2023 08:12

    Hajde te shohim pak situaten ne Kosove kur neve flasim per nji bashkim por nuk lejohet nga Sebia e ndihmuar nga perendimi,dhe nga ana tjeter Vucici e don Kosoven por pa Shqiptare me nji flale le te largohen Shqiptaret nuk e she si problem por neve lemi nji popull qe nuk mundemi te jetojme bashku jemi me dy karaktera edhe pse bertasim vellezer dhe motra edhe pse perdorim te njejten gjuhe por jemi te percare deri ne palce,kurse Serbet luftojne per nji bashkim dhe dota arine le te flase SHBA si te don Sllavet dote bashkohen nji dite kurse neve dote mbesim jetima.

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/04/2023 23:59

    Të fala edhe Edvin shkjaut shqipfolës se vllezer i ka këta fashist si Vucicin si Dodikun, deri sa Shqiptarët që e mban me buk i njollos nga m-zi në dark ky mjeran

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut