Raporti i OSBE për zgjedhjet e 14 majit, ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE në Tiranë: Të zbatohen rekomandimet e reja dhe ato që janë pezull

Raporti i OSBE për zgjedhjet e 14 majit, ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE në Tiranë: Të zbatohen rekomandimet e reja dhe ato që janë pezull

Ambasada amerikane në Tiranë në një reagim në lidhje me raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit, i ka bërë apel qeverisë, partive politike dhe institucioneve shtetërore që të ndjekin rekomandimet e bëra.

"Ambasada e SHBA mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit që përshkruan fushat me përmirësim të vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Shtetet e Bashkuara nxisin qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit. Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur. Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë", njofton ambasada.

Përmes një deklarate publike, edhe zyra e BE në Tiranë thotë se mirëpresin raportin që konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe konkurruese, por u shenjuan nga akuza për keqpërdorim e burimeve shtetërore dhe blerje votash. Ndërkaq u bën apel aktorëve që të punojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të zbatuar rekomandimet e reja të Raportit dhe ato që janë ende pezull nga rekomandimet e mëparshme pa humbur kohë.

"Delegacioni i BE-së mirëpret publikimin e raportit përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri që konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe konkurruese, por u shenjuan nga akuza për keqpërdorim e burimeve shtetërore dhe blerje votash. Delegacioni i BE-së nxit të gjithë aktorët që të punojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të zbatuar rekomandimet e reja të Raportit dhe ato që janë ende pezull nga rekomandimet e mëparshme pa humbur kohë."

OSBE/ODIHR në raportin final për zgjedhjet vendore të 14 Majit thekson se në përgjithësi i konsideroi “të mirëadministruara dhe konkurruese, por procesi u polarizua nga partitë kryesore dhe përçarja e thellë brenda opozitës”. 

Zgjedhjet vendore të majit 2023 në Shqipëri përgjithësisht ishin të mirëadministruara dhe konkurruese. Ky është konkluzioni final i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Megjithatë sipas ekspertëve ndërkombëtarë procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis partive kryesore politike.

Në gjetjet kryesore OSBE ka preferuar ta nënvizojë ndarjen e thellë të opozitës, me luftën e dy palëve në Partinë Demokratike. Në raport thuhet se konkurrentët mund të bënin fushatë lirisht, por rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, pretendimet për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese. Raporti ofron 27 rekomandime për afrimin e zgjedhjeve në Shqipëri në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!