TIRANË - Ambasada SHBA-së në Tiranë ka kallëzuar në prokurori, ish-shefin e kabinetit të ish-ministrit Spiro Ksera, personin e shpallur në kërkim, Kleves Bitro. Kallëzimi ndaj tij është bërë pasi, është arritur të vërtetohet se, ka pajisur me dokumente false, tre persona të cilët janë dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundrej parave.
Lajmi është bërë i ditur për Shqiptarja.com, nga burime të grupit hetimor që ka nën hetim ish-zyrtarin e lartë. Sipas tyre, kallëzimi ka ardhur pasi është është provuar se Bitro, ka pajisur me viza amerikane tre persona, duke i regjistruar si punonjës të Ministrisë kundrejt përfitimit monetar.
Burimet thanë se, në kallëzimin e ambasadës së SHBA-së, është provuar se përveç pajisjes me dokumente të falsifikuar si punonjës të ministrisë së punës, Bitro ka bërë aplikimin online nga kompjuteri i tij i zyrës. Nga verifikimi i kryer nga grupi hetimor, ka rezultuar se Bitro, ka aplikuar në vend të atyre nga kompjuteri i tij, duke i plotësuar të gjitha dokumentet.
Prokuroria ka bërë të diturr se, njëri prej tre personave që ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është sjellë sërish në Shqipëri, pasi kanë zbuluar mashtrimin ndërsa dy të tjerët nuk dihen.
Aktualisht, prokuroria krahas hetimit për tenderat fiktivë, tani ka ngritur akuzë edhe për pasqyrimin e të dhënave të rreme për Kleves Bitron, ish-shefi i kabinetit të ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera.
Aktualisht, Kleves Bitro është i shpallur në kërkim që në datën 4 tetor 2013, pasi është marrë nën hetim nga ana prokurorisë për abuzime me tenderat.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Akuzat ndaj ish-zyrtarit, Kleves Bitro dhe hetimi per tenderat