TIRANË - Këtë pasdite, vullnetarë nga Ambasada Amerikane u bashkuan me nxënës e mësues të klasës së tretë të shkollës “Avni Rustemi”, për të marrë pjesë në nismën: Ta Pastrojmë Shqipërinë, një program i financuar nga GreenLine, organizatë joqeveritare shqiptare.

Siç duket nga fotot, i pranishëm ka qenë edhe zv/ambasadori amerikan në Tiranë, Henry Jardine, i cili bashkë me nxënësit ka pastruar rreth e qark shkollës. Aktiviteti ishte pjesë e lëvizjes botërore të quajtur “Ta kryejmë Brenda ditës”, e cila synonte rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet e mjedisit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com
)