Projekti i USAID “IntoAlbania”, përmes platformës dixhitale të udhëtimit, ka kontribuar në mirëpritjen e 138,000 turistëve, duke gjeneruar mbi 37 milionë dollarë të ardhura dhe duke krijuar 1,500 vende të reja pune në sektorin e turizmit, gjatë tre viteve të fundit.
Ambasada Amerikane përmes një mesazhi në faqen e saj zyrtare në Facebook thekson se USAID/Albania punon me këto biznese, në mënyrë të tillë që të krijohen vende të reja pune.
Sipas ambasadës, këto biznese të reja do të ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë edhe në të ardhmen e largët dhe në mënyrë të pavarur nga mbështetja e USAID-it.
“A e dini se bizneset e vogla krijojnë 2/3 e vendeve të reja të punës dhe përbëjnë 44% të aktivitetit ekonomik? Kjo është arsyeja përse USAID/Albania punon me këto biznese, për të ndihmuar në hapjen e vendeve të punës dhe krijimin e mundësive të reja për popullin shqiptar. Ne jemi veçanërisht krenarë për mbështetjen e tyre në promovimin e turizmit në Shqipëri. Gjatë tre viteve të fundit, projekti i USAID “IntoAlbania”, përmes platformës dixhitale të udhëtimit https://ëëë.intoalbania.com/ – ka kontribuar në mirëpritjen e 138,000 turistëve, duke gjeneruar mbi 37 milionë dollarë të ardhura dhe duke krijuar 1,500 vende të reja pune në sektorin e turizmit. Këto biznese të reja do të ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë edhe në të ardhmen e largët dhe në mënyrë të pavarur nga mbështetja e USAID-it”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Gjyqtari bllokon edhe një javë urdhrin e Trump për të pezulluar mijëra punonjës të USAID-it
14 Shkurt, 08:52
-
Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë këtë vit, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave, rritja e çmimeve do ishte më e lartë
13 Shkurt, 18:57
-
Radiotelevizioni Shqiptar sajon lajme të rreme për një takim të Ambasadës së SHBA me gjyqtarin Bani
12 Shkurt, 20:44
-
Berati, qyteti i preferuar i turistëve të huaj edhe në dimër! 900 mijë vizituan qytetin e UNESCO-s vitin e kaluar
9 Shkurt, 17:42
-
Iluzionet e gabuara nga SHBA. Si po frymëzohen antishtetarët në Tiranë
9 Shkurt, 16:41
-
Rama i përgjigjet komentuesit: Turizmin nuk na e fali Zoti, e bëmë ne! PS është ndryshimi
9 Shkurt, 14:01
-
SHBA/ Gjykatësi federal bllokon planin e Trump për të pezulluar mijëra punonjës të USAID-it
8 Shkurt, 07:08
-
Pezullimi i programeve të USAID-it dhe Kina
7 Shkurt, 20:45
-
CNN: Elon Musk tentoi të marrë në dorë sistemin shtetëror që menaxhon 5 trilionë dollarë
6 Shkurt, 19:37
-
Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID
6 Shkurt, 15:52
-
'Ia kalove Enverit?', Rama: S’e lë pushtetin nëse ata që ma kanë dhënë do ma japin sërish! Protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë, si hudhër të mos na marrin mësysh
6 Shkurt, 08:40
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06