TIRANE - Ambasada italiane kremton sot Ditën e Bashkimit Kombëtar dhe Festën e Forcave të Armatosura italiane.
Në ceremoninë që u zhvillua sot paradite për të kujtuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore morën pjesë Ambasadori italian, Massimo Gaiani, Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm shqiptar, Oficerë të lartë të forcave të armatosura shqiptare, Atashetë Ushtarakë të akredituar në Tiranë, personeli ushtarak italian i pranishëm në Shqipëri, qytetarë italianë dhe personeli i Ambasadës.
Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Orkestra frymore e Forcave të Armatosura shqiptare dhe Truproja e Nderit.
Kjo ngjarje festohet çdo vit në të gjithë Italinë me aktivitete të veçanta dhe ceremoni për të kujtuar 4 nëntorin e 1917, datë në të cilën përfundoi Lufta e parë Botërore dhe bashkë me të Bashkimin e Italisë. Në nivel kombëtar, përveç ceremonisë pranë Altarit të Atdheut në Romë, do të zhvillohen edhe dy ceremoni pranë Varrezave të Dëshmorëve italianë në Redipuglia dhe Bari, në të cilat do të marrin pjesë autoritetet më të larta institucionale italiane.
Kremtimi ka si synim mirënjohjen e Kombit ndaj Forcave të tij të Armatosura si pasuri e të gjithë popullit, që i konsideron një pikë të fortë dhe të përhershme referimi, sidomos në çastet më të vështira, një burim aftësish dhe profesionalizmi për t’i bërë ballë sfidave të kohës dhe atyre që do të vijnë, shprehje e besueshmërisë kombëtare, si mbrojtëse të stabilitetit dhe sigurisë në Atdhe dhe jashtë tij, element i vazhdimësisë midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com