SHBA: Dhuna në protestë është krim...do mbani përgjegjësi! Politika ta dënojë dhe të ulet në dialog konstruktiv /Reagimet

Aktet e dhunës në protestë janë një krim, që kushdo i kryen do të vihet përpara përgjegjësisë, thotë ambasada e SHBA-ve në një reagim para protestës së opozitës jokuvendore pasditen e sotme. Ambasada e SHBA në Tiranë, i nxit të gjitha palët, si pjesëmarrësit në protestë ashtu edhe policinë, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndërsa partive politike  i bën apel të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.

Edhe Bashkimi Evropian i bëri apel liderëve politikë të opozitës joparlamentare të sigurojnë që protesta e sotme kundër qeverisë të jetë paqësore. Në një deklaratë pak orë para protestës së opozitës, delegacioni i BE-së dënon aktet e dhunës, ndërkohë i bën apel edhe policisë që edhe në rast provokimesh, autoritetet duhet të veprojnë në zbatim të ligjit me vetëpërmbajtje. Bashkimi Evropian dhe selitë diplomatike të vendeve evropiane në Tiranë, e quajnë urgjencë uljen e palëve në dialog me njëra-tjetrën për t'i dhënë fund krizës që sipas tyre do të ndikonte drejtpërdrejtë në të mirën e qytetarëve shqiptare sa i përket procesit drejt anëtarësimit në BE.

Reagimi i fortë ishte edhe ai i familjes së OSBE ku theksohet se drejtuesit e protestës duhet të jenë të përmbajtur, e ku e quajnë të papranueshme përdorimin e bombave molotov, hedhjen e gurëve apo shashkave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
SHBA: Dhuna është krim...do mbani përgjegjësi! Politika ta dënojë dhe të ulet në dialog konstruktiv

1557483174_shba.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e opozitës jokuvendore pasditen e sotme, që të distancohen nga dhuna, në të kundërt do të vihen para përgjegjësisë, pasi siç SHBA thekson, aktet e dhunës janë krim! Në një reagim dy orë para protestës së opozitës, ambasada e SHBA në Tiranë, i nxit të gjitha palët, si pjesëmarrësit në protestë ashtu edhe policinë, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndërsa partive politike  i bën apel të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.

Reagimi

Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.

Ora 16:05
BE: Udhëheqësit politikë të garantojnë protestë paqësore! Çështje urgjente ulja në dialog

1557578301_soreca.jpg

Bashkimi Evropian dhe selitë diplomatike të vendeve evropiane në Tiranë, e quajnë urgjencë uljen e palëve në dialog me njëra-tjetrën për t'i dhënë fund krizës që sipas tyre do të ndikonte drejtpërdrejtë në të mirën e qytetarëve shqiptare sa i përket procesit drejt anëtarësimit në BE.

Në një deklaratë pak orë para protestës së opozitës, delegacioni i BE-së dënon aktet e dhunës dhe i bën thirrje udhëheqësve politike të protestës që të sigurojnë që tubimi të jetë paqësorë. Po ashtu një apel shkon edhe për policinë, ku BE thekson se edhe në rast provokimesh, autoritetet duhet të veprojnë në zbatim të ligjit me vetëpërmbajtje.

Deklarata

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE në Shqipëri, respektojnë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Megjithatë, ne përsërisim rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë paqësore.

Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen.

Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në BE, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synim për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente.

Ora 13:02
Familja e OSBE-së apel të fortë opozitës: Molotovi, gurët dhe shashkat të papranueshme!


E ndërsa pas deklaratave të forta të ambasadorit Bernd Borchardt pas protestës së dhunshme të opozitës në 11 maj, opozita e akuzoi për qëndrime individuale ç'ka solli edhe parullën në hyrje të pallatit ku banon diplomati, sot para tubimit të radhës ka ardhur reagimi i tërë familjes së OSBE-së.

Në reagim i qëndrohet deklaratës së 11 majit për dënimin e dhunës dhe gjithashtu paralajmërohet opozita për tubimin e sotëm. "Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur" thotë OSBE-ja.

Deklarata e plote e OSBE-se
E tërë familja e OSBE-së -- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm e për Evropën i Sllovakisë, Miroslav Lajčak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella -- e dënuan fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019. Ata theksuan të drejtën për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizuan se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik.

E sjellim në vëmendje këtë deklaratë përpara protestës së 25 majit 2019. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike.

Ora 11:17
Ambasada italiane: Shmangni grumbullimet në qendër

Pak orë përpara protestës së opozitës së bashkuar, Ambasada Italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë protestës së opozitës. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit.

“E shtunë, më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 19.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të bëni kujdes maksimal. Protesta mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet", shkruan Ambasada Italiane.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 25/05/2019 20:40

    Zoteri nj te ambasades USA ju keni shume te drejte qe kerkoni qe dhunuesit te mbajne pergjegjesi por pervec policise organet e tjera LSI gj zbatuese m veprimet e tyre jane out side . Dhuna kudo denohet ne Shqipwri tolerohet. Inisuatori i dhunes nuk eshte Basha por Saliu qe po nuk veproj ligji ai sulmon shtetin. Ai njeri duhet te arrestohet si strateg i dhunes

    Përgjigju
  • Greqia: 25/05/2019 17:58

    Duhet pas parasysh se një nr rebelësh nga greqia të paguar do jen sonte në protest!

    Përgjigju
    • Robshi: 25/05/2019 21:24

      Sa fasadë që jeni... janë nisur edhe ca nga rusia për të mbështetur lulin... yyyyttttt

  • rama ik: 25/05/2019 17:55

    ia kaluat dhe portokallise o pd lsi plonci nardi dhe nardeni cam dhe greke.po cfare rracash paskeni qene ore muter

    Përgjigju
  • Robshi: 25/05/2019 16:19

    Mire rilindja po jeni bere dhe ju fasade... seriozisht uroj të ndërrojë kurs përfaqësia diplomatike në shqipëri jo në sensin e mbështetjes politike po në sensin e mbështetjes së qytetarëve të këtij vendi...

    Përgjigju
    • dialog jo dhune o qytetar: 25/05/2019 17:34

      qytetar nuk je se e ke barkun plot por koken plot.dhe fasada te kenaq syrin jo barkun.ke te drejte ta mbeshtes.ngushellime

    • Drejtësia po vjen: 25/05/2019 17:16

      Nuk ka ma budallej o rob....,,po ju vjen fundi ,,shko e bëj çiçin edhe nji her sot atje tek dera se sdo keni ma shans.GJITH TË HUAJ E GJITH KY POPULL QËNKA GABIM ,,DHE JU 300 trimat e salashit na paskeni të drejt,,

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja