Ambasada shqiptare në Athinë: Greqia do na dhurojë 20 mijë vaksina anti-COVID, forcon bashëkëpunimin mes nesh

Ambasada shqiptare në Athinë: Greqia do na dhurojë 20 mijë vaksina anti-COVID, forcon bashëkëpunimin mes nesh

Foto ilustruese

Ambasada shqiptare në Greqi ka konfirmuar lajmin se Greqia do t’i dhurojë vendit tonë 20 mijë vaksina anti-COVID. Në një postim në ‘Facebook’, Ambasada shkruan se vaksinat do të dhurohen siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt dhe se do të forcohet bashkëpunimi midis dy vendeve.

“Ndërkaq, ambasada shkruan se duhet të ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta. Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina. Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t'i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër COVID-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt. Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta”, shkruan Ambasada Shqiptare në Greqi.

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 911 mijë vaksina. Procesi i vakisnimit masiv vijon ku deri më tani janë vaksinuar më shuëm se 800 mijë qytëtarë. Në vendin tonë po përdoren 4 lloje vaksinash: Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria është renditur vendi i dytë në Europë, krah Islandës, për numrin e ulët të infektimeve.

Situata epidemiologjike në vendin tonë vazhdon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 dhe vetëm 18 ratse të reja infeksioni. Ndërsa në të gjithë vendin numri i rasteve aktive vijon të mbetët i ulët, me vetëm 202 qytetarë pozitivë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq