Ambasada shqiptare në Greqi njoftim të rëndësishëm për pasaportat

Ambasada shqiptare në Greqi njoftim të rëndësishëm për pasaportat

Ambasada shqiptare në Greqi

Ditën e sotme është bërë i ditur një njoftim tepër i rëndësishëm për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj grek.

Ambasada shqiptare në Greqi njofton të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për pasaportë mund të bëjnë tërheqjen e saj nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00. Ata të cilët që nuk mund të paraqiten personalisht mund të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e e-mailit dhe pasaporta do ti mbërrijë nëpërmjet postës.

NJOFTIMI I AMBASADËS

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.

Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

1. Emër mbiemër

2. Adresën e saktë të banimit

3. Kodin postar

4. Numrin e celularit

5. Foto të kuponit të aplikimit

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jorgo: 22/08/2020 12:34

    ME NE FUND PERSONELI IDJOT I AMBASADES U ZGJUA NGA GJUMI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?