Shqiptarët pa leje qëndrimi në Greqi! Ambasada shqiptare sqaron kur dhe si mund të lëvizet

Shqiptarët pa leje qëndrimi në Greqi! Ambasada shqiptare sqaron kur dhe si mund të lëvizet

Ambasada shqiptare në Athinë sqaron vendimin e autoriteteve greke lidhur me lëvizjen e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit deri në 31 dhjetor 2024. 

Të gjithë ata që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë mund të hyjnë e dalin lirshëm nga 31 marsi por duhet të disponojnë vërtetimin e vlefshëm të aplikimit për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi.

Ambasada shqiptare në Athinë negocioi me autoritetet greke për të mos bërë funksionale rregulloren e mëparshme, sipas së cilës, shqiptarët në Greqi nuk do lejoheshin të lëviznin jashtë territorit grek pas 31 marsit, nëse ishin në pritje të lëshimit apo rinovimit të lejes së qëndrimit.

Njoftimi i ambasades shqiptare në Greqi

Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:

Me Vendimin N, 4000/3/98-ib publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 19 mars 2024 mbi "Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për pajisje me leje qëndrimi", përcaktohet se:

Gjatë periudhës  31 mars 2024 deri më 31 dhjetor 2024 lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:

Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose

 Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.

 Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)