TIRANË -Ambasada e Shqipërisë në Slloveni ka zhvilluar një takim në Ambasadë me drejtues e përfaqësues të shoqatave shqiptare që veprojnë në Republikën e Sllovenisë
Sipas ambasadës shqiptare në Slloveni në veprimtari ishin ftuar edhe një numër intelektualësh shqiptarë.
Gjatë takimit u paraqit politika e shtetit shqiptar për diasporën dhe u shpreh gatishmëria e Ambasadës për të koordinuar e bashkëpunuar për gjallërimin e jetës kulturore e sociale të shqiptarëve dhe për promovimin e imazhit të kombit shqiptar. Pjesëmarrësit dhanë një sërë mendimesh e sugjerimesh për veprimtari të afërta dhe afatmesme.
Theksi u vu në ruajtjen e kontakteve, koordinimin më të mirë ndërmjet shoqatave dhe Ambasadës dhe bashkëpunimin me qeverisjen qëndrore e vendore në Slloveni. Pjesë e diskutimit ishte edhe objektivi i hapjes së shkollave të mësimit plotësues në gjuhë shqipe për fëmijët shqiptarë.
Gjatë takimit, të gjithë të pranishmit dënuan aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, duke sjellë në vëmendje praninë dinjitoze e korrekte të futbollistëve të kombëtares shqiptare, duke bërë njëherazi thirrje që autoritetet shtetërore të Serbisë të tregohen më gjakftohtë e të veprojnë për dënimin e akteve të dhunës së pashembullt të ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit./ATSh/
/Shqiptarja.com