TIRANE - Ambasada Amerikanë ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në gazetën “Rilindja Demokratike” se nëntë deputetë të Parlamentit ishin cilësuar “non grata” nga SHBA.
 
Sipas Rilindjes Demokratike, deputetët cilësoheshin “non grata” për shkak të lidhjeve me krimin. Po sipas kësaj mediave dhe të tjerave që publikuan lajmin, (lajmi u dha edhe nga website Balknaweb dhe media të tjera pranë Berishës), ky grup deputetësh ishin bërë shkak për shtyrjen e mbledhjes së inaugurimit të grupit të Miqësisë SHBA-Shqipëri që do të mbahej të hënën në kryesinë e Kuvendit.
 
Reagimi zyrtar i Ambasadës Amerikane në Tiranë

Artikulli i botuar fillimisht në gazetën Rilindja Demokratike ditën e djeshme, i cili i referohej një liste me nëntë deputetë të Parlamentit që ishin cilësuar “non grata” nga Ambasada Amerikane, është tërësisht një trillim.  Ambasada vëzhgon nga afër çështje që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në të gjitha partitë politike, por Ambasada nuk e ka krijuar atë listë.
 
Ne përsërisim  deklaratën tonë të 2 marsit dhe nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.
 
Ambasada e SHBA: Ja pse e anuluam takimin e grupit te miqesise
Të martën Ambasada Amerikane sqaroi zyrtarisht arsyet e shtyrjes së takimit të grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptar.

“Mbledhja inauguruese e grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptare u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje”, sqaroi ambasada e SHBA.

Reagimi i ambasadës së SHBA ka ardhur pas disa aludimeve të Partisë Demokratike se arsyeja për të cilën mbledhja është anuluar ka të bëjë me prezencën në grupin e deputetëve edhe të Tom Doshit dhe Mark Frrokut. 

Kjo është lista e deputetëve “non grata” të cilën e përgënjeshtroi Ambasada Amerikane
Artur Bushi
Pjerin Ndreu
Tom Doshi
Mark Frroku
Esmeralda Shkjau
Palin Stërkaj
Luan Duzha
Shkëlqim Selami
Gjovalin Kadeli

rilindja demokratike
(Faqja e pare e gazetes Rilindja Demokratike, ne kuadrat te kuq titulli per deputetet "non grata")

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)