Ambasadat në Kosovë dënojnë
dhunimin e varrezave serbe

Ambasadat në Kosovë dënojnë<br />dhunimin e varrezave serbe
PRISHTINE - Ambasada franceze, gjermane, italiane, Britania e Madhe dhe e Shteteve të Bashkuara kanë reaguar përmes një komunikate të përbashkët për përdhosjen e varrezave ortodokse serbe në disa qytete të Kosovës.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së dënojnë valën e fundit të sulmeve kundër varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë. Vargu i ngjarjeve që ndodhën në orët e fundit tregon se disa persona e konsiderojnë të justifikueshme shprehjen e mllefit, për shkak të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, duke dëmtuar varreza në Kosovë, në të cilat gjenden serbë të varrosur”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

“Aktet e tilla janë plotësisht të papranueshme dhe kryesit e veprave duhet të sillen para drejtësisë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës për të treguar përmbajtje dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për masat parandaluese, të ndërmarra nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Xhandarmëria serbe ka hequr të dielën lapidarin nga Presheva, me urdhër të Qeverisë në Beograd. Një gjë e tillë ka nxitur protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve, si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit