Ambasadori Amerikan ne Kosovë Kristofer Dell, ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës, për hapjen e zyrës Administrative në veri të Mitrovicës. Ai ka thënë se kjo tregon përkushtimin e Qverisë së Kosovës ndaj qytetarëve, pavarësisht përkatësinë e tyre.

"Mendoj se Zyra e formuar do të jetë shumë e suksesshme, duke marrë parasysh edhe faktin se prej korrikut të vitit 2010 që kur në Mitrovicën e Veriut është hapur Zyra për Shërbime në atë pjesë, 10 mijë qytetarë nga ajo anë, kanë kërkuar shërbimet e saj prej të cilëve, 8 mijë kanë qenë serb” , tha ambasadori Dell.

Ai shtoi se stafi i ri që do të punësohet në zyrën e sapoformuar do të përmirësojë edhe më tutje shërbimet atje dhe se është optimist  për përkushtimin e qeverisë së Kosovës për mirëqenien e qytetarëve pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre etnike.

Ai kërkoi nga qeveria a Kosovës të përmbush zbatimin e planit të Ahtisarit si dhe ishte optimist se qeveria e Kosoves do të ketë përkushtimin e saj që edhe pas përmbushjes së pavarsësisë së mbikqyrur në shtator të këtij viti në mënyrë që, të krijohen edhe mundësi, për hapjen e komuës së re dhe mbajtjen e zgjedhjeve atje.


Ambasadori Dell këto komente i bëri gjatë vizitës në Hoçë të Madhe të Rahovecit, i shoqëruar nga zëvëndëskryeministri Sllobodan Petroviç, ministri për kthim dhe komunitete Radoica Tomiç, dhe kreu i komunës së Rahovecit Smajl Latifi. Me këtë rast u nënshkrua projekti i qeverisë së Kosovës, për ndërtimin e parkut në qendër të fshatit dhe ndriqimit publik.

Për çështjen e Veriut ka folur edhe ambasadori francez, Zhan Fransua Fitu, i cili ka thënë se Kosova ka kufijtë e saj, dhe nuk ka asnjë nevojë, që asaj pjese t`i jepet status special, por, duhet dialog ndermjet qytetareve dhe qeverise.

Keto vleresime ambasadori francez i bëri gjatë një vizite ne Deçan ku po mbante ligjeratë me nxënesit e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri.

Ndërkohë, edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, thotë se zgjidhja për veriun duhet të kërkohet përmes një dialogu mes qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë në veri.

Ai ka thënë se është detyrë e qeverisë së që t`u afrohet qytetarëve në atë pjesë, në mënyrë që t`u dilet në ndihmë, duke ofruar zgjidhje të mira.