TIRANË – Ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Danimarkës kanë përkrahur sot “Avokatin e popullit” të Shqipërisë për planin e tij konçiz dhe të qartë të punës së dy viteve të ardhshëm.
Që të tre kanë theksuar në fjalën e tyre faktin se ky program duhet mbështetur patjetër nga administrata, në të kundërt, ai bëhet i pazbatueshëm.
Po ashtu, ata kanë siguruar se mbështetja e vendeve të tyre për Shqipërinë në fushën e të drejtave të njeriut nuk do të mungojë as me ekspertë, as me financime.
AMBASADORI I BE: PARLAMENTI DUHET TE NJOHE REKOMANDIMET TUAJA
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, u shpreh: “Ne e shohim si rol kyç, rolin e AP-së në mbrojtjen e të drejtave të grupeve vulnerabël, të administratës etj. BE i sheh sit ë rëndësishme këto aktivitete dhe i financon ato shoqata që mbrojnë grupet nga diskriminimi.
Institucuonet nuk punojnë mirë nëse nuk kanë besimin e qytetarëve. AP është një institucion kyç dhe shërben për mbrojtjen nga abuzimi i pushtetit, qoftë i qëllimshëm - qoftë për një gabim. Është shumë me rëndësi që rekomandimi i AP të ndiqet e të përfshihet në axhendën e parlamentit. Kemi problem të rëndësishëm, siç është ai i komunitetit rom.
Një nga gjërat që do përgëzoja është edhe promovimi i kulturës së të drejtave të njeriut. Ajo shoqëri që flet për drejtat e njeriut është një shoqëri që nuk i toleron shkeljet e të drejtave të njeriut.
Ne e mbështesim strukturën e Planit tuaj. BE kërkon që qytetarët të kenë asistencë sociale dhe ligjore dhe institucionet, sepse tani ka një ndërgjegjësim global për të drejtat, që askush nuk mund t’i mohojë,"- tha Sequi.
AMBASADORI I SHBA: DO VAZHDOJMË T'JU PERKRAHIM
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili foli më pas, deklaroi: "Ne duhet të jetojmë të gjithë në një shoqëri ku të drejtat të na respektohen, pavarësisht se cilës shtresë i përkasim. E përgëzoj AP për punën që ka bërë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Zgjedhja e AP ka luajtur një rol domethënës kundrejt mbrojtjes së të drejtave të komunitetit rom apo LGBT-së.
Këto përpjekje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë të rëndësishme sepse tregojnë potencialin e vendit, shteti ligjor bëhet më i fortë.
Duhet të theksoj gjithashtu se forcimi i rolit të AP forcon transparencën e Qeverisë. E përgëzoj AP për punën që ka kryer.
SHBA do të vazhdojnë të mbështesin e të çojnë përpara të drejtat e njeriut në Shqipëri."
AMBASADORI I DANIMARKES: AP KA NEVOJE TE MBESHTETET PATJETER
Avokati i Popullit Igli Totozani prezantoi më pas një njeri "familjar|" për instituconin, Ambasadorin e Mbretërisë së Danimarkës, i cili tha: "Që nga viti 1992 kur u ngrit AP, Danimarka e ka mbështetur shumë institucionin dhe unë dua t’ju tregoj pse ne e vlerësojmë kaq shumë këtë institucion.
Qëllimi ynë është që demokracia të jetë një pjesë integrale e jetës së njerëzve.
Parlamenti danez donte të ngrinte një institucion, që të mbronte qytetarët e zakonshëm nga trajtimi jo i drejtë i institucioneve shtetërore.
Me përvojën tonë ne donim të shërbenim edhe në Shqipëri. Bashkëpunimi ynë u arrit pa vështirësi dhe ka pasur një konfidencë dhe besueshmëri nga të dyja palët.
Fatkeqësisht rekomandimet e tij shpesh janë injoruar. Ne do donim që të kishte mbështetje nga Qeveria dhe Parlamenti, sepse nëse kjo mbështetje nuk jepet, atëherë vihet në pikëpyetje detyra e tij. Ne e mbështesim këtë Plan që ju keni paraqitur,"- theksoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Që të tre kanë theksuar në fjalën e tyre faktin se ky program duhet mbështetur patjetër nga administrata, në të kundërt, ai bëhet i pazbatueshëm.
Po ashtu, ata kanë siguruar se mbështetja e vendeve të tyre për Shqipërinë në fushën e të drejtave të njeriut nuk do të mungojë as me ekspertë, as me financime.
AMBASADORI I BE: PARLAMENTI DUHET TE NJOHE REKOMANDIMET TUAJAAmbasadori i BE-së, Ettore Sequi, u shpreh: “Ne e shohim si rol kyç, rolin e AP-së në mbrojtjen e të drejtave të grupeve vulnerabël, të administratës etj. BE i sheh sit ë rëndësishme këto aktivitete dhe i financon ato shoqata që mbrojnë grupet nga diskriminimi.
Institucuonet nuk punojnë mirë nëse nuk kanë besimin e qytetarëve. AP është një institucion kyç dhe shërben për mbrojtjen nga abuzimi i pushtetit, qoftë i qëllimshëm - qoftë për një gabim. Është shumë me rëndësi që rekomandimi i AP të ndiqet e të përfshihet në axhendën e parlamentit. Kemi problem të rëndësishëm, siç është ai i komunitetit rom.
Një nga gjërat që do përgëzoja është edhe promovimi i kulturës së të drejtave të njeriut. Ajo shoqëri që flet për drejtat e njeriut është një shoqëri që nuk i toleron shkeljet e të drejtave të njeriut.
Ne e mbështesim strukturën e Planit tuaj. BE kërkon që qytetarët të kenë asistencë sociale dhe ligjore dhe institucionet, sepse tani ka një ndërgjegjësim global për të drejtat, që askush nuk mund t’i mohojë,"- tha Sequi.
AMBASADORI I SHBA: DO VAZHDOJMË T'JU PERKRAHIMAmbasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili foli më pas, deklaroi: "Ne duhet të jetojmë të gjithë në një shoqëri ku të drejtat të na respektohen, pavarësisht se cilës shtresë i përkasim. E përgëzoj AP për punën që ka bërë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Zgjedhja e AP ka luajtur një rol domethënës kundrejt mbrojtjes së të drejtave të komunitetit rom apo LGBT-së.
Këto përpjekje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë të rëndësishme sepse tregojnë potencialin e vendit, shteti ligjor bëhet më i fortë.
Duhet të theksoj gjithashtu se forcimi i rolit të AP forcon transparencën e Qeverisë. E përgëzoj AP për punën që ka kryer.
SHBA do të vazhdojnë të mbështesin e të çojnë përpara të drejtat e njeriut në Shqipëri."
AMBASADORI I DANIMARKES: AP KA NEVOJE TE MBESHTETET PATJETERAvokati i Popullit Igli Totozani prezantoi më pas një njeri "familjar|" për instituconin, Ambasadorin e Mbretërisë së Danimarkës, i cili tha: "Që nga viti 1992 kur u ngrit AP, Danimarka e ka mbështetur shumë institucionin dhe unë dua t’ju tregoj pse ne e vlerësojmë kaq shumë këtë institucion.