Ambasadori amerikan në Kosovë: Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë sovranitetin e Ukrainës

Ambasadori amerikan në Kosovë: Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë sovranitetin e Ukrainës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

“Të gjithë u prekëm nga fjalët e deputetes së Parlamentit të Ukrainës, Yevgenia Kravchuk... e cila rrëfeu se si sulmi brutal, i pajustifikueshëm i presidentit Putin ka prekur – dhe vazhdon të prekë – jetët e të gjithëve në Ukrainë”, nis shkrimin e tij autorial, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Gjatë forumit të Grave, Paqes dhe Sigurisë të mbajtur në Prishtinë para dy javësh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dekoroi gratë e Ukrainës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në emër të tyre këtë çmim e pranoi Kravchunk.

Ambasadori thotë se ajo i përshkroi sulmet e tmerrshme ajrore në qytetet paqësore të Ukrainës dhe faktin se si fëmijët ukrainas po rriten në kohë lufte.

“Në fakt, zonja Kravchuk vuri në pah se në çastin kur po fliste para nesh në Prishtinë, vajza e saj ishte në strehimore për tu mbrojtur nga sulmet ajrore”, thotë ai.

Hovenier thotë se pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, ka shkaktuar pasoja të tmerrshme te aq shumë njerëz.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin e Ukrainës në Kombet e Bashkuara dhe të ofrojmë mbështetje për popullin e Ukrainës përderisa Rusia po bën gjithçka në fuqinë e saj për ta minuar atë sovranitet: dëbime të detyruara dhe operacione „filtrimi”, vrasjen pa gjyq të civilëve, kërcënime të vazhdueshme ndaj jetëve dhe mjeteve të jetesës, dhe instalim të satelitëve rusë. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të imponuar kosto Rusisë”, thotë Hovenier. ,Ambasadori përmend edhe dënimin që Kosova i bëri pushtimit rus të Ukrainës dhe rreshtimin me sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, në mbështetje të Ukrainës.

Qeveria e Kosovës i vendosi sanksione Rusisë në linjë me aleatët ndërkombëtarë, dhe në mars mars ndau 150,000 euro për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas.

Gazetarëve ukrainas që strehohen në Kosovë për një periudhë gjashtëmujore, u mundësohet pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

Hovenier thotë se veprimet e Kremlinit në Ukrainë paraqesin sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kartës së OKB-së dhe parimeve të saj kryesore: sovraniteti, integriteti territorial, paqja dhe siguria për të gjitha shtetet – të mëdha e të vogla.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e aleatët tanë i kanë mbështetur prej kohësh këto parime, të cilat janë themeli i rendit ndërkombëtar të ndërtuar dhe mbështetur nga vende anembanë botës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Duke i sfiduar këto parime, Rusia kërkon të minojë vetë sistemin ndërkombëtar”.

Në këtë shkrim, ambasadori citon presidentin amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se “Bota ka dërguar porosi të qartë: Rusia nuk mund ta fshijë një shtet sovran nga harta. Rusia nuk mund t’i ndryshojë kufijtë me forcë. Rusia nuk mund të kapë territorin e një vendi tjetër si të vetin”.

Hovenier përmend edhe referendumet e rreme dhe aneksimin e kater rajoneve ukrainase nga Rusia, të cilat thotë se Amerika nuk do t’i njohë kurrë ato zona si pjesë të ndonjë vendi tjetër përveç Ukrainë.

Më 30 shtator, Rusia aneksoi jashtëligjshëm katër rajone ukrainase: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson.

“Veprimet e presidentit Putin vetëm se e kanë izoluar më tej Rusinë dhe kanë forcuar vendosmërinë ndërkombëtare për të qëndruar përkrah Ukrainës”, thotë ai..REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë