TIRANE- Ambasadori Amerikan në Tiranë,Aleksandër Arvizu, ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit sa më të lumtur dhe të begatë. Urimi është publikuar në faqen e ambasadës në facebook. Këtij urimi i bashkëngjitet dhe një foto e Ambasadorit Arvizu së bashku me familjen e tij dhe stafin e Ambasadës.

“Në emër të stafit të Ambasadës Amerikane, dëshiroj t’iu uroj të gjithë popullit shqiptar një vit të ri sa më të lumtur dhe të begatë. Nga familja ime, për familjen tuaj, urimet tona më të mira për këtë vit të ri!” – shkuan në mesazhin e tij drejtuar shqiptarëvë Ambasadori Aleksandër Aleksandër Arvizu.
Tre tenoret

Më tej në faqen on-line të ambasadës në facebook theksohet se "Koncerti i tre tenorëve amerikanë dhe një kontratenori, i cili mbylli festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishin dhurata e Ambasadës Amerikane për vendin tonë në këtë moment të rëndësishëm."


Tenorët Amerikanë, Mathew Edwardsen, Eapen Leubner, Jozef Holmes, dhe kontratenori Thomas Fallon u bashkuan në skenë me tre tenorët shqiptarë, Kastriot Tusha, Aranit Hoxha, Denis Skura dhe, si dhe sopranoja Ramona Tullumani. Orkestrës së Re Filarmonike, nën drejtimin e Bujar Llapaj, iu bashkua edhe kolegu ynë, Robert Neësome,i cili luajti në trombën franceze. Pianisti Genc Tukiçi ishte gjithashtu një nga artistët pjesmarrës.

Ambasada SHBA thekson se “Falenderimet tona shkojnë për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë koncert! Dhe uron sërish Vitin e Ri për shqiptarët!




Redaksia online
(jd/sg/shqiptarja.com)