TIRANË- Një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe në sallën e monitorimit të sistemit të saj, pritet të zhvillojë sot Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Alexander A. Arvizu.

Mbasditen e sotme, Arvizu do të ketë një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali dhe do të vizitojë Sallën e Monitorimit të Sistemit (në D.P.D ) si edhe Terminalin e Doganës së Tiranës në Muçaj, Vorë.

Ai do të takojë fillimisht drejtoreshën Spiropali në D.P.Doganave dhe pas vizitës në sallën e monitorimit në D.P.Doganave do të niset për në doganën e Tiranës.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)