PRISHTINË, 18 Nëntor/ATSH/.- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, po zhvillon sot një takim me kryetarin e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në selinë e kësaj partie.
Zvarritja e krijimit të institucioneve të reja ka vënë në lëvizje komunitetin ndërkombëtar javëve të fundit, bën të ditur gazeta "Ekspress".
Ambasadorët e shteteve të huaja kanë bërë thirrje që sa më shpejtë të ndodhë konstituimi i Kuvendit që t'i hapet rrugë më pas formimit të qeverisë së re./k.s/