Marrëveshja për asociacionin e komunave serbe në Kosovë është fare pranë dhe në qoftë se arrihet kjo, ky do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve, ka thënë ambasadori britanik në Serbi, Michael Davenport.
Vlerësimin Davenport e ka bërë në bazë të deklaratave të ”atyre që janë të përfshirë direkt në negociatat”.
Ai në një intervistë për ”Danas” ka theksuar se për marrëveshje nevojitet kompromisi nga të dy palët, nga të cilët në këtë moment gjithçka po varet.
“Kjo në praktikë do të nënkuptonte vazhdim i angazhimit për përmbushje të kritereve të cilat Këshilli Evropian ka përmendur në përfundimet e dhjetorit të vitit të kaluar”, ka thënë ai.
I pyetur nëse deri të martën nuk arrihet marrëveshja me Prishtinë, a do të nënkuptonte që në mënyrë automatike Serbia të mos e merr datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, Devenport ka thënë se përfundimet e Këshillit Evropian rreth kritereve të cila duhet t’i përmbush Serbia ende janë aktuale.
Marrë nga RTK
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com