Pas reagimit të ambasadorit amerikan Greg Delawi ka ardhur edhe reagimi i atij të Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell, për iniciativën e deputetëve të Kosovës kundër Gjykatës Speciale.

“Kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që prej luftës,”deklaroi ambasadori Ruairi O’Connell në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori shpjegoj se bashkësia ndërkombëtare në Kosovë ka investuar shumë, nëse ndalimi i Speciales ndodh, askush në botë nuk do të besojë që Kosova është e interesuar për sundim të ligjit.

Diplomati u kërkoj deputetëve të mendojnë me logjik dhe të mos votojnë kundër Gjykatës Speciale.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com