Ambasadori britanik vizitë në Kukës, në fokus bisedimet për projektin në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar: Mundësi e artë për ekonominë e turizmin

Ambasadori britanik vizitë në Kukës, në fokus bisedimet për projektin në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar: Mundësi e artë për ekonominë e turizmin

Granit Gjana dhe ambasadori britanik

Ecuria e deritanishme e projektit të Qeverisë Britanike për Qarkun e Kukësit, ishte qëllimi i vizitës të ambasadorit Alastair King Smith, në Kukës. Ambasadori vlerësoi mikpritjen që iu bë në Kukës ndërsa shtoi se  ky projekt është një mundësi e artë, jo vetëm për kuksianët dhe pjesën veriore të vendit, por për të gjithë Rajonin.

Prefekti i qarkut Granit Gjana, duke vlerësuar bashkëpunim tha se u diskutua për terma konkret të projektit “Perspektiva të Reja” që prej gati një viti po zbatohet në verilindje.

‘Sot mirëpritëm ambasadorin britanik, i cili tani është edhe miku i Kuksiane. Folëm për ecurinë e projektit që po zbatohet në qarkun e Kukësit. Bashkëpunimi ynë ka qenë shumë mirë..’- tha Prefekti Granit Gjana.

Ambasadori tha se projekti në fjalë po synon gjëra te prekshme e të arritshme. Ai shtoi se duhet kohë për të parë edhe rezultatet konkrete të projektit.

“Jam shumë i lumtur të kem një optimitet në imtësi dhe të vizitojmë tunelet sepse është një mundësi për të ardhmen për ekonominë, turizmin etj. Gjithashtu unë mendoj se ky projekt është i rëndësishme jo vetëm për Kukësin por për të gjithë pjesën veriore të vendit dhe në Rajon. Faleminderit për mikpritjen tuaj është një moment shumë i veçantë. (...)

Jemi pajtuar se është një moment i veçantë për t’u formuar zhvillimi në rajon dhe për turizmin dhe për të rinjtë për gjëra më të prekshme. Jemi shumë të lumtur për këtë progres dhe bashkëpunimin tonë dy palësh për këtë qëllim. Por për të realizuar këtë projekt do duhet më tepër kohë. Por ne kemi disa rezultate deri tani, disa biznese që kanë përfshirë të rinj në trajnime edhe në bursa. Do të kemi më shumë rezultate në ditët e në muajt që do të vijnë.”- tha ambasadori Alastair King Smith në Kukës.

Vizita e ambasadorit britanik u zhvendos në qytetin nëntokësor të Kukësit. I asistuar nga trupat ushtarake të Britanisë së  vizita në qytetin e nëndheshëm ishte për të parë nga afër situatën aktuale dhe një ide projektimi për t’i dhënë velera turistike në disa pjesë e hapësira por edhe si mundësi shfrytëzimi për nevoja ushtarake.

 Projekti Britanik për mbështetjen e qarkut të Kukësit, nisi vitin e kaluar për të cilin janë akorduar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rreth 8 milion paund me fazë implementimi katër vjeçare.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë