Ambasadori Fitu: Kosova ka fituar kredibilitet

Ambasadori Fitu: Kosova ka fituar kredibilitet
Vendimet e ditëve të fundit të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, sipas ambasadorit francez në Kosovë Zhan Fransua Fitu paraqesin përfitime në disa fusha për Kosovën.
E para,sipas tij, për herë të parë në histori, Kosova do të përfaqësohet vetë në 35 takime që ka jashtë vendit, e dyta ajo ka fituar studimin e fizibilitetit edhe kjo është diçka. Fitu tha se me këto marrëveshje të arritura në dialogun me Serbinë, Kosova ka fituar kredibilitet në gjithë rajonin sidomos në Evropë për gjithë punën që e ka bërë deri më tani.

Ndonëse marrëveshjet sipas ambasadorit Fitu nuk janë perfekte, ato do të sjellin rezultate konkrete dhe kjo është e mira.

Debatin midis opozitës dhe Qeverisë, Fitu e ka quajtur normal.

Fitu nuk beson se ka ndodhur konspiracion anti-evropian në Kosovë dhe se nuk do të përzihet në politikën e brendshme të Kosovës.
“Opozita kundërshton, kryeministri e kritikon opozitën, e gjithë kjo është një gjë normale. Kjo është jeta politike”, tha ambasadori francez në Kosovë Zhan Fransua Fitu.
Këto deklarata ai i bëri me rastin e hapjes së Festës ndërkombëtare të Frankofonisë/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën