Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ka realizuar një takim me kreun e SPAK, Klodian Brahon. Fokusi i bisedës ishte forcimi i sundimit të ligjit si kusht thelbësor për anëtarësimin e vendit në BE.
Më tej theksohet se angazhimi i Gjermanisë do të vijojë për të ruajtur progresin dhe mundësuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ambasadori Bergner shkëmbeu mendime sot me kreun e SPAK, Braho, për forcimin e sundimit të ligjit. Ky është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm politikisht dhe financiarisht. Gjermania do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Komente








