Ambasadori gjerman: Demarkacioni
vonon vizat për qytetarët e Kosovës

Ambasadori gjerman: Demarkacioni<br />vonon vizat për qytetarët e Kosovës
Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka deklaruar se qeveria e re si dhe shumica e re parlamentare duhet sa më shpejt ta përmbyllin çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Sipas ambasadorit gjerman, sa më shumë zvarritet ratifikimi i Marrëveshjes, aq më gjatë do të duhet të presin qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Christian Heldt ka shtuar se  njëkohësisht duhet vazhduar edhe lufta ndaj korrupsionit, pasi që, siç ka thënë ai, ofrimi i dëshmive për luftimin e kësaj dukurie negative është po ashtu një kriter i hapur për liberalizimin e vizave. Diplomati i ri gjerman gjatë intervistës së parë për një medie në Kosovë ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku ka deklaruar se ky i fundit duhet të formohet në përputhje me ligjet e vendit, pasi që ky hap, siç thotë ai, do të duhej ta mundësonte një integrim më të mirë brenda Kosovës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot