BEOGRAD - Dëshmia që ekziston dokumenti joformal gjermano-britanik, i cili parashikon që Beogradi dhe Prishtina duhet t’i zgjidhin marrëdhëniet ndërmjet vetit, është pohuar nga ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, i cili ka porositur që kjo duhet të ndodhë në fund të bisedimeve të Serbisë me Bashkimin Evropian.
Ky dokument, sipas Dushan Janjiqit, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, është një kuadër dialogu për normalizim të marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës dhe si dokument sqarues zyrtar që ka arritur në Qeverinë e Serbisë.
“Nuk është e qartë pse Qeveria (serbe) e ka futur shenjën e ‘sekretit shtetëror’ dhe pa përgatitur e ka pritur dialogun. Si duket nuk i kanë kuptuar pasojat e asaj se çfarë kanë bërë në bisedime në Bruksel në prill dhe atë që do të pasojë në nëntor, e ajo është që dyert për pranim u janë të hapura edhe vendeve të BE-së që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Janjiq, shkruajnë mediat serbe, shkruan Koha.
Ai ka shtuar që Kosovën do ta pranojnë edhe Sllovakia, Greqia, Rumania, ndërsa me këtë çështje ende tregton Spanja. Sipas tij, mbetet vetëm Qipro, e cila nuk do ta bllokojë politikën e BE-së rreth këtij problemi.
Gjithnjë, sipas Janjiqit, Brukseli më nuk do të ketë qëndrim neutral ndaj statusit, gjë që Qeveria e Serbisë, kur ka filluar dialogu, nuk e ka llogaritur përderisa ka qenë dashur ta dinte këtë.
Beogradit i është ofruar kuadri i bisedimeve, ndërsa kjo çfarë ka thënë ambasadori gjerman, praktikisht është amendament i Gjermanisë dhe i Britanisë së Madhe, të cilave i është bashkangjitur edhe Holanda, ka thënë Janjiq.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com