Ambasadori holandez: Rama
i vendosur t’i fitojë zgjedhjet

Ambasadori holandez: Rama <br />i vendosur t’i fitojë zgjedhjet
TIRANE- Ambasadori holandez në Tiranë Henk van den Dool e shikon opozitën sit ë favorizuar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.Në një intervistë për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës në Top Channel ai tha se ka ardhur koha për PS dhe kreun e saj Edi Rama për tu bërë më të rëndësishëm se në zgjedhjet e vitit 2009 apo zgjedhjet e vjetshme në Tiranë. “Kjo do ishte hera e tretë që shkon në zgjedhje si lider I partisë dhe besoj së është i vendosur që Rama t’i fitojë këto zgjedhje” shprehet ambasadori holandez.
Ambasadori holandez shprehet gjithashtu se është i impresionuar nga Edi Rama si një politikan jo tradicional sic e përkufizon ai. “Më ka pëlqyer ajo cka bërë Rama për Tiranën kur ishte kryetar bashkie. Ai arriti t’ja ndryshonte fytyrën këtij qyteti. Ai solli një energji të re me kreativitet të spikatur gjë që ishte shumë e nevojshme” shprehet Van De Dool.
Lidhur me plotësimin e 12 rekomandimeve për në BE ambasadori holandez shprehet se plotësimi I tyre thjesht kërkon vullnet politik.
“Nuk është mirë të thuash se opozita hedh gjithcka në erë” apo shprehjen tjetër se “ne po bëjmë punën tonë si opozitë, por pala tjetër na bllokon” shprehet Dool. E rëndësishme sipas tij është që palët të bashkëpunojnë dhe nëse kjo arrihet Komisioni mund të rekomandojë statusin e vendit kandidat.(ns.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson