Ambasadori hungarez: Ju
mungon klima për investime

Ambasadori hungarez: Ju <br />mungon klima për investime
TIRANE-Dhjetra biznese hungareze kanë shfaqur interes të theksuar për të investuar në Shqipëri, por pothuajse të gjithë janë frenuar në rrugën e tyre nga një sërë pengesash. Dita e dytë e Edicionit të 18-të të Panairti Ndërkombëtar të Tiranës ishte cilësuar si dita e Hungarisë dhe këtu, vetë ambasadori i këtij shteti ngriti shqetësimin për burokracitë dhe pengesat me të cilat ndeshen investitorët që vijnë nga Hungaria. I ftuar për të hapur forumin e biznesit Shqipëri-Hungari, ambasadori Janos Huszar, bëri thirrje që shtetit shqiptar duhet të lehtësojë ndjeshëm procedurat, burokracitë dhe të hapë rrugët për investimet.

"Sipas eksperiencës sime në Shqipër,i kam vënë re se ne mund të kemi një bashkëpunim të rëndësishëm me njëri-tjetrin në kuadrin e biznesit, siç edhe e kemi patur deri tani. Ambjenti për investime në Shqipëri nuk është miqësor. Ne hasim probleme në praktikat me procedurat e investimeve. Nëse rrethanat do të ishin si në vendet më të zhvilluara, siç janë Franca, Gjermania, Austria, atëherë dhe situata do të ishte ndryshe. Pra, më e sigurtë për investitorët", tha ambasadori Huszar.
Dhjetra përfaqësues të kompanive hungareze që marrin pjesë në Panair u mblodhën së bashku në një takim të oprganizuar nga Klik Ekspo Group dhe Ambasada e Hungarisë në Tiranë. Takimi, i konceptuar si një B2B (business to business) dhe këtu u vu në dukje se vendi ynë ka potenciale të mira për të investuar në fusha të ndryshme. "Shqipëria është një vend që ka një kapital të vogël, por duke e përqëndruara atë kapital në degë të rëndësishme mund të krijojë bisnese të cilat do të sigurojën të ardhura të mira" tha Huszar. Si një njohës i mirë i potencialeve dhe mundësive për investim, në Shqipëri nga ana e bizneseve hungareze, ambasadori Janos Huszar tha se tani është momenti i përshtatshëm që Shqipëria të shihet si partner serioz për mardhënie ekonomike në rajon.

Pasi bëri një prezantim të detajuar të treguesve ekonomike të hungarisë, ambasadori tha se kriza ka dhënë efektet e saj në këtë shtet, por fatmirësisht bizneset po ecin mirë. Në fjalën e tij para të pranishmëve dhe medieve, zoti Huszar tha se mardhëniet tregtare janë dobësuar vitet e fundit, por kërkesa për terrene të reja e bën Shqipërinë një vend të mundshëm për investime. "Rrethanat e krizës na detyrojnë që të gjejmë terrene të reja për bizneset dhe ekonominë tonë, dhe kjo do të thotë dhe vende të reja pune për ne dhe për vendet ku investojmë. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është një mundësi shumë e mirë për rë parë konkretisht se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen" tha në fjalën e tij ambasadori Janos Huszar, duke shtuar se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve duhet të rriten. Ditën Hungareze e ka përshëndetur dhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikoln Jaka, i cili tha se Hungari është një partner i rëndësishëm për vendin tonë.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend