Ambasadori i OSBE-së: Keqardhje! Shqipëria është përkeqësuar në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i OSBE-së: Keqardhje! Shqipëria është përkeqësuar në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt gjatë një aktiviteti në galerinë e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ku u çel sot një ekspozitë me punime të nxënësve të kësaj shkolle me temë korrupsionin deklaroi se Shqipëria ka shënuar rënie në luftën kundër këtij fenomeni.

Korrupsioni është diçka me të cilën ballafaqohemi që në moshë të re, prandaj këtë radhë menduam ta organizojmë konkursin e arteve me artistë të rinj akoma më të rinj. Korrupsioni është një nga pikat kryesore të punës të Prezencës së OSBE-së. Shohim me keqardhje që Shqipëria ka pasur përkeqësim në këtë fushë gjatë dy viteve të shkuara.

Shqipëria ka shënuar rënie në Indeksin e Transparency International që prej vitit 2016. Dimë që këtë vit janë bërë më shumë përpjekje nga policia, inspektimet dhe nga prokuroria për t’i vënë njerëzit përpara drejtësisë, por kjo është një çështje që kërkon një qasje të shumëanëshme. Njëra nga këto anë është trajtimi i korrupsionit përmes artit” tha Borchardt.

Në ekspozitë u paraqitën 30 punimet më të mira të rreth 70 punimeve gjithsej, që nxënësit e kësaj shkolle përgatitën në kuadër të konkursit të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Përmes këtij konkursi, Prezenca synoi të rrisë ndërgjegjësimin dhe diskutimet për korrupsionin, veçanërisht mes të rinjve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 10/06/2019 18:56

    Nuk ka shenuar renje.As qe eshte luftuar ne kete drejtim!Pse budallenj jane njerezit qe i shikon rrugeve te evropes?Asnje lloj shprese nuk ekziston!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm