Ambasadori i BE takohet me kreun e KED-së, Soreca: Ju garantojmë mbështetje absolute

 Ambasadori i BE takohet me kreun e KED-së, Soreca: Ju garantojmë mbështetje absolute

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe Ardian Dvorani kreu i KED

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Këshillit të emërimeve në Drejtësi , Ardian Dvorani  ku në fokus të diskutimit të tyre ka qenë ecuria dhe vijuishmëria e punës së këtij institucioni.

Përmes një postimi në rrjetin social ambasadori i Bashkimit Europian Soreca shprehet se Bashkimi Europian , e mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa thekson se e rëndësishme mbetet zbatimi i rregullave të brendshme që ruan pavarësinë e anëtarëve të Këshillit.

"Sot u takova me Ardian Dvoranin, Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. BE-ja mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit. Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që të kryejë detyrat e tij të rëndësishme. Tani që nis vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, është e rëndësishme që zbatimi i rregullave të brendshme të bëhet në një mënyrë që ruan pavarësinë e anëtarëve të Këshilli",shkruan Luigi Soreca.

 

Postimi i Ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale